23 Prill 2024

Koha për reciprocitet ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës

Prishtinë, 15 maj - Ka ardhur koha që institucionet shtetërore të marrim vendim për Marrëveshjen e CEFTA-s, pasi Serbia dhe Bosnjë Hercegovina deri më tani nuk kanë shprehur gatishmëri t’i pranojnë vulat e Kosovës.

Ekspertët e ekonomisë janë shprehur se duhet që dy vendeve t’u jepet një afat ose në të kundërtën Kosova ta përdorë parimin e reciprocitetit.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi, i ka thënë gazetës se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me sekretariatin e CEFTA-s duhet të marrin veprime konkrete për problemin e CEFTA-s, pasi nga shpallja e pavarësisë, ekonomia e Kosovës nuk po përfiton asgjë.

“Kosova duhet të koordinohet me sekretariatin e CEFTA-s dhe të marrë veprime. Nuk duhet të ketë veprime vetëm në mënyrë individuale, por duhet të ketë koordinim me faktorët e tjerë, që do të mund ta zgjidhnin këtë problem”, ka vlerësuar ai.

Skënderi ka propozuar t’iu jepet një afat për 15 ditë deri një muaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës që ta pranojnë një zgjidhje për Kosovën, në të kundërtën Kosova s’ka më çfarë të presë, pasi nuk është duke përfituar nga CEFTA.

Edhe eksperti i Ekonomisë, Ibrahim Hoxha, është shprehur se duhet që sa më parë të merret një vendim politik për problemin e CEFTA-s, pasi Kosova s’ka kohë të presë, duke marrë parasysh se deri më tani ka humbur shumë.

“Kosova ka pritur mjaft. Dy shtetet që i kanë nxjerrë Kosovës deri më tani problem, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, ose ta pranojnë realitetin ose të përballen me reciprocitet”, ka theksuar ai.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të vizitës saj që po realizon në Bruksel, në të gjitha takimet që ka pasur atje, ka shprehur brengën e institucioneve për shpërfilljen e vulave të Kosovës nga dy shtetet e lartpërmendura.

Ajo u ka thënë zyrtarëve në Bruksel se pritet që në ditët në vazhdim të vendosen masa të ndërsjella tregtare me vendet që i kanë shpërfillur vulat e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)