27 Prill 2024

Kinë, inflacioni në nivel rekord

Pekin, 14 qershor - Inflacioni në Kinë ka arritur nivelin më të lartë në 34 muajt e fundit, pavarësisht tentativave të qeverisë për të frenuar rritjen e çmimeve.

Cmimet për konsumatorët në Kinë u rritën me 5.5 për qind në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, çmimet e ushqimeve kanë qenë faktori kryesor në këtë proces, pasi kanë pësuar një rritje të frikshme prej 11.7 për qind.

Rritja e kostos së ushqimit dhe shërbimeve të ndryshme kanë nxitur rritjen e kostos së jetesës, duke u kthyer në çështjen më “të nxehtë” politike në Kinë.

Analistët kishin paralajmëruar se cmimet do të rriteshin edhe më tej. “Për momentin duket e sigurt se inflacioni këtë muaj do të arrijë në 6 për qind”, deklaron Xu Biao, nga Banka Tregtare e Kinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)