19 Prill 2024

Kinë, 100 miliardë dollar vëllimi tregtar me Britaninë

Pekin, 14 janar - Në vitin 2015 vëllimi tregtar mes Kinës dhe Britanisë së Madhe, parashikohet të arrijë 100 miliardë dollarë amerikanë.

Zv.ministri kinez i Tregtisë Gao Hucheng, e bëri deklaratën nga Londra, gjatë turneut të zv-kryeministrit Li Keqiang në Britani.

Gjatë vizitës, mbi 100 biznesmenë kinezë të pranishëm në delegacion, nënshkruan kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi me një vlerë prej afro 4.7 miliardë dollarësh amerikanë.

Ndërsa, lidhur me kërkesën e forcimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës si për shembull hekurudha me shpejtësi, Kina, mbetet e hapur në këtë drejtim, për mundësinë e bashkëpunimit me Britaninë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)