20 Prill 2024

Kina vërshon BE-në me produkte të falsifikuara

Bruksel, 26 korrik - Autoritetet doganore të Bashkimit Evropian konfiskojnë më së shumti produkte të falsifikuara nga Kina, transmeton Bgnes.

Rreth 64 për qind prej 118 milionë produkteve të falsifikuara, të konfiskuara në vitin 2009, kanë prejardhje kineze.

 

Kina po shndërrohet në tmerr të vërtetë për përfaqësuesit evropianë, të cilët duan t\'i ruajnë marrëdhëniet e mira me vendin.

Evrokomisioneri për tatimim Algirdas Shemeta do ta vizitojë Kinën në fillim të shtatorit.

Ai planifikon të bisedojë me përfaqësuesit kinezë rreth të dhënave për raportin vjetor të vitit 2009 për punën e autoriteteve doganore. Kjo çështje krijoi probleme në marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës dhe i brengos evropianët, porositë Brukseli.

Shumica e produkteve të konfiskuara në Evropë janë nga Kina, 72 për qind e veshjes, 90 për qind e këpucëve, 79 për qind e telefonave, 81 për qind e elektronikës, 68 për qind e produkteve të duhanit, 77 për qind e kozmetikës, 35 për qind e disqeve, 31 për qind e lodrave dhe lojërave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)