23 Tetor 2021

Kina tejkalon Gjermaninë për t’u bërë tregu më i madh i importit në Britani

Londër, 30 maj - Më shumë se një vit pas daljes nga Bashkimi Evropian, Britania ka gjetur tregje të reja duke e veçuar Azinë ndër partnerët e saj kryesorë.

Kina e ka tejkaluar Gjermaninë për t’u bërë tregu më i madh i importit në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë.

Mallrat e importuara nga Kina u rritën me 66% nga fillimi i 20180-ës,  në 24 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti, tha Zyra për Statistikat Kombëtare.

Ndërkohë importet nga Gjermania pësuan rënie në të njëjtën periudhë, raporton BBC. Ndryshimi erdhi ndërsa tregtia me Bashkimin Evropian u ndërpre për shkak të Brexit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)