26 Prill 2024

Kina përshkallëzon luftën ndaj inflacionit

Pekin, 26 dhjetor - Banka Qëndrore e Kinës njoftoi sot për rritjen e normës bazë të interesit, vetëm dy muaj pas një rritje të mëparshme, në një tentativë për të luftuar inflacionin e lartë në vend.

Banka e Republikës Popullore të Kinës ngriti me 0,25 normën për secilën nga bankat e tjera në vend, duke e çuar në 5,81% nivelin e përgjithshëm, ndërsa u deklarua edhe një rritje e njëjtë për depozita, që e çon kuotën në 2,75%.

Lëvizja, efektet e së cilës do të fillojnë të ndihen duke nisur që nesër, vjen pas thirrjeve të Pekinit zyrtar për më shumë kujdes me politikën monetare të vendit. Sipas ekspertëve, vendimi për të luftuar inflacionin mund të çojë në rritjen e vazhdueshme të kuotës së interesit edhe në vitin e ardhshëm.

”Lëvizja dëshmon për vendosmërinë e autoriteteve për të mbajtur nën kontroll zhvlerësimin e parave, një politikë e re pas shumë vitesh harxhimi të pakontrulluar”, deklaroi Qing Ëang, një ekonomist i të mirënjohurës “Morgan Stanley”, në Hong Kong.

”Një rritje përpara fillimit të Vitit të Ri ka gjithmonë një impakt tek bankat, të cilat do të bëhen gjithmonë e më të kujdesshme në dhënien e huave, sidomos të atyre me afat të gjatë kohor.

Presioni i rritjes së çmimeve ka qenë i vazhdueshëm mbi popullsinë kineze, ndërsa disa revolta studentore me përmasa lokale u regjistruan kundër shtrenjtimit të jetës gjatë dhjetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)