25 Prill 2024

Kina mund të bëhet tregu i tretë botëror i argëtimit dhe medias

Pekin, 16 qershor - Rritja e konsiderueshme që ka pasur tregu kinez i argëtimit dhe medias, mund ta rendisë Kinën në vendin e tretë në botë.

Një raport i publikuar nga \"Price water house Coopers China\", tregon në fakt se me ritmin e tanishëm, Kina mund të kalojë edhe Gjermania, duke u renditur kështu vendin e tretë, si tregu më i madh i argëtimit dhe medias.

Vitin e kaluar, industria e argëtimit dhe medias në Kinë arriti në 8.55 miliardë dollarë, duke pësuar një rritje prej 14% në krahasimin me vitin e kaluar. Raporti parashikon se në vitin 2011, kjo industri do të arrijë në 9.6 miliardë dollarë, duke kaluar Gjermaninë dhe zënë vendin e tretë.

Raporti vë në dukje se vitin e kaluar, shpejtësia e rritjes së tregut të filmave në Kinë ishte 50%, më i shpejtë në Azi. Ndërkohë, Kina edhe është tregu i tretë i videolojërave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)