09 Dhjetor 2021

Kina hap panairin botëror të mallrave për vitin 2010

ekin, 2 maj - Kina hapi panairin botëror të mallrave për vitin 2010 me një shfaqje të madhe përfshirë fishekzjarre dhe bankete ekstravagante që i ngjanin hapjes së lojërave olimpike të Pekinit.

Presidenti Hu Jintao mirëpriti udhëheqësit botërorë përfshirë presidentin francez Nicolas Sarkozy, presidentin e Koresë së Jugut Lee Muing-bak dhe udhëheqës tjerë që po marrin pjesë në hapjen e këtij panairi i cili do të zgjasë gjashtë muaj.

Në Washington, sekretarja amerikane e shtetit Hillari Clinton përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë hapi Panairin e Shteteve të Bashkuara në Shangai.

Sekretarja Clinton falenderoi punonjësit dhe sponzorizuesit për fillimin e këtij projekti, i cili sipas saj do t’u mundësojë vizitorëve të njihen më mirë me Shtetet e Bashkuara. Ajo vlerësoi ngjarjen në Shanghai si një mundësi për të parë të ardhmen.

Më shumë se 70 milion vizitorë pritet të marrin pjesë në panairin ku pritet të përfaqësohen të paktën 190 vende. Panairi zyrtarisht do të hapet për publikun nesër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, 11:30)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)