29 Mars 2024

Kina bëhet investuesi i pestë global

Pekin, 1 shtator - Investimet direkte të Kinës nëpër botë, e kanë klasifikuar vendin të pestë investues global, thotë Fan Chunyong, nënkryetari Shoqatës Kineze të Zhvillimit dhe të Planifikimit Industrial jashtë Vendit.

Sipas të dhënave të Administratës kineze të Këmbimit Valutor, në vitin 2010, investimet e drejtpërdrejta kineze jashtë vendit arritën në 67.8 miliardë dollarë, duke u rritur 40% në krahasim me atë të vitit të kaluar.

Sipas shpejtësisë së rritjes mesatare vjetore, raporti aktual i investimeve kineze jashtë vendit dhe investimeve të tërhequra nga vendet e huaja, që aktualisht është 1 me 2, do të shkojnë në 1 me 1 afër vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)