29 Mars 2024

Kina, 3 trilionë dollar tregti të jashtme në 2010

Pekin, 11 janar - Në vitin 2010 vëllimi i përgjithshëm i Kinës në tregtinë e jashtme u rrit me 30% në krahasim me vitin 2009, duke shkuar në 2.97 trilionë dollarë. Njëkohësisht importi dhe eksporti u zhvilluan të ekuilibruar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Kinës, pesha e suficitit tregtar kundrejt vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit u ul nga 11.6% të vitit 2008 në 6.2% në vitin 2010. Në tregtinë me partnerët kryesorë, deficiti me Japoninë u shtua 68.5%, duke i kaluar 55 miliardë dollarët.

Nga të dhënat del gjithashtu se tregtia me tregjet e reja ka pasur një zhvillim të madh. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe me Australinë, Brazilin dhe Rusinë u shtua përkatësisht 40%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)