25 Prill 2024

KIA nxjerr në treg modelin Rio

Seul, 8 shtator - Së fundmi firma të mëdha të prodhimit të makinave kanë bërë përpjekje të mëdha që modelet e rinj të konsumojnë sa më pak karburant.

KIA Rio është një ndër ato makina që familjarët i lë pafjalë. Gjatësia e saj është pak më shumë se katër metra dhe konsumon fare pak karburant.

Për blerësit në Evropë, KIA ofron një gamë të plotë të motorëve me benzinë dhe naftë, duke përfshirë një model me motor 1.1 nafte me 70 kuaj fuqi.

Makina e prodhuar nga firma Koreane ka edhe një dizajnë të mrekullueshëm. Çmimi i saj varion nga 11 000 deri në 13 500 euro.

Rivalët e saj në drejtim të reduktimit të konsumit të karburantit janë Ford Fiesta 1.4 Zetec, Toyota Yaris dhe Volkswagen Polo 1.4.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)