29 Janar 2023

Kapen mallra të kontrabanduara në dy lokacione

Prishtinë, 27 prill - Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në dy lokacione të dyshuara për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Me saktësisht njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione (Kijevë dhe Lipjan) dhe me kete rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia. Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)