28 Mars 2024

Kamionët me mallra të Kosovës hyjnë në Serbi

Prishtinë, 25 gusht - Doganat e Republikës së Kosovës kanë bërë të ditur se në Serbi kanë kaluar kamionët e parë me dokumentacion të Kosovës.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur se janë lejuar katër kamionët e parë për në Serbi.

"Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes piks kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, ka thënë Stavileci

Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.

Ndërkaq, katër kamionët janë të parët që lejohen të hyjnë në Serbi, meqë edhe pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore, autoritetet serbe nuk lejuan hyrjen në Serbi të kamionëve me dokumentacione të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)