18 Prill 2024

Kamatat e larta te kredive mund tu kthehen bumerang bankave

Prishtinë, 4 mars -  Kamatat e larta të kredive kanë ndikuar në lodhjen dhe falimentimin e bizneseve dhe kjo mund t’u kthehet si bumerang bankave duke ua ulur profitin, u tha nga ekspertë në një konferencë ku sot u diskutuan normat e larta të interesit. Bankat ndërkaq, kërkojnë siguri, edhe pse numri i kredive të “këqija” është ulur në nivele shumë të ulëta.

Kostoja e financave e rritja ekonomike, dhe "Pse normat e interesit janë të larta në Kosovë", ishin temat që u diskutuan në konferencën e përbashkët e organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me ICO në, me ç'rast u diskutua edhe rreth krijimit të një skeme për rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërmjetësimi financiar dhe sjellja e bankave në Kosovë, mundësitë e investimeve në sektorin privat si dhe mjedisi ligjor, të drejtat pronësore dhe zbatimi i kontratave.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith, ka thënë se Zyra Civile Ndërkombëtare e përkrah Bankën Qendrore të Kosovës në zhvillimin e saj, duke theksuar me këtë rast që Kosova ka nevojë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik.

"Me vjen shumë mirë që BQK ja, ka një rol aq aktiv për stimulimin dhe të financoj diskutimet publike në çështjet e rëndësishme ekonomike, siç është ngjarja e ditës së sotme. Siç e kamë theksuar edhe në shumë hera të tjera, Kosova ka nevojë të bëjë më shumë përpjekje që të lehtësoj rritjen ekonomike. Sektori privat ka rol krucial në këtë drejtim. Investimet në sektorin privat fatkeqësisht mbesin në nivel shumë të ulët dhe eksporti i Kosovës është dëshpërues. Kompanitë private duhet të jenë më aktive për të prodhuar ide të reja për biznes, për përfitimet e përgjithshëm të tyre si dhe për punësimö, ka thënë ai.

Guvernatori i BQK së, Hashim Rexhepi, ka theksuar se kjo konferencë është bërë për shkak normat e interesit të kredive janë shumë aktuale edhe tek opinioni publik, por edhe tek komuniteti i biznesit.
Sipas tij qëllim i kësaj konference është nxitja e diskutimit të brendshëm, krijimin e kushteve për një zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë, si dhe atraktiviteti në tërheqjen e investimeve të jashtë në Kosovë.
Ndërkaq Muhamet Mustafa, nga instituti Riinvest, ka deklaruar se në Kosovë oferta e varfër, dhe mungesa e konkurrencës është faktori kryesor i interesave të larta.

“Kjo është e ndërlidhur me kushtet aktuale në treg, nëse ndryshojnë gjërat, nëse Kosova vlerësohet nga rangu-kreditor ndërkombëtar, nëse Kosova përmirëson zbatimin e kontratave, nëse ulet shkalla e lartë e informalitetit të ekonomisë, atëherë në mënyrë automatike normat e interesit do të ulen. Por gjëja më e rëndësishme është zbatimi i kontratave. Është më lehtë për bankat të përcjellin kreditë jo performuese”, tha Siguart.

Sipas tij, edhe nëse të gjitha këto arrihen, ulja nuk mund të bëhet brenda vitit por kjo do të merr kohë. Mirëpo, eksperti Muhamet Mustafa nuk pajtohet me Siguart.

“Ajo është njëra anë e së vërtetës. Ai nuk foli për ofertën kreditore, unë mendoj se pikërisht oferta e varfër kreditore nuk mjafton për të pasur një konkurrencë më të madhe, pra oferta e varfër, mungesa e konkurrencës është faktori kryesor i interesave të larta”, tha Mustafa.

Mustafa thekson se bankat me kamatat e larta, përveç bizneset dhe ekonominë e Kosovës, po e rrezikojnë edhe vetveten.

“Fakti se bankat kanë pas një profitabilitet të lartë në kushtet e interesave të larta në Kosovë vitet e fundit, ndërsa në vitin 2009 ai priofitabilitet ka ra, edhe pse interesat nuk kanë rene tregon se për shkak të normave të larta edhe bizneset kanë filluar të lodhen edhe kredimarrësit e tjera kanë filluar të lodhen, mungesa e parasë së gatshme po shkakton ngadalë, po kthehet si boomerang tek bankat për shkak po e ul edhe profitabilitetin e tyre sepse shumë prej klientëve të tyre kanë me ardhë në pozitë të rëndë për të kthyer kredi nëse nuk përmirësohet situata”, tha Mustafa.

Mustafa propozon që të rritet oferta në kredi e cila mund të bëhet përmes shfrytëzimit të fondeve të ngrira të Kosovës. Pastaj, sipas tij, mund të shfrytëzohen kredi nga Banka Botërore e Banka Europiane për linja të caktuara të sektorit privat. Ai kërkon të rritet edhe efikasiteti i gjyqeve me çka do të përmirësohet siguria dhe do të ndikonte direkt në uljen e normave të interesit për kredi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)