28 Mars 2024

Java në tregun e aksioneve nis negativisht

New York, 12 shtator - Një fillim jave negative ka qënë kjo për tregun e aksioneve në botë, pas shqetësitmit për dështimin e Greqisë dhe se niveli i euros është më i ulti prej 10 vitesh kundrejt jenit.

Ulja e tregut të aksioneve, në Europë ka qënë nga 2-4 përqind, pas rënies që pësoi në tregun japonez në Hong Kong dhe Australi.

Euro ra në 104.09 jen, më i ulti që prej qershorit të 2011,ndërsa që ishte në vlera të ulët qëndron edhe kundrejt dollarit.

Zëra të rinj gjatë fundjavës tregonin se Greqia ka dështuar në ndjekjen e rregullave, ndërsa borxhi italian vjen drejt përkeqësimit. Indeksi i FTSE 100 ra në 2.5 përqind në hapje, ai në Francë me 4 përqind ndërsë Gjermania 2.7 përqind më ulët.

Nikkei në Japoni e mbylli me 2.3 përqind më të ultin që prej prillit të 2009, ndërsa në Hong Kong aksionet pësuan një rënie prej 4 përqind, ndërsa Australia në 3.7 përqind.

Ndikimi në treg kanë edhe deklaratat e zyrtarëve lidhur me zhvillimet në vendet të cilat kanë probleme me borxhin.

Alarm për falimentimin e Greqisë dha edhe ministri i ekonomisë në qeverinë gjermane Philipp Rosler.

Për herë të parë tani një anëtar i qeverisë gjermane ka folur hapur për një falimentim shtetëror të Greqisë.

Kryetari i partisë liberale, FDP në një artikull për gazetën \"Die Welt\" e cilëson si të mundshëm që të jetë një falimentim në vijim, në se ajo nuk shtyn afatin e instrumentëve që ka për dekretim.

Sipas njoftimeve të mediAve në ministrinë federale të financave është duke u punuar se si do të mund të kontrollohej një falimentim i Greqisë.

Një përjashtim i Athinës nga eurozona u hodh poshtë nga kryetari i grupit parlamentar të unionit, Volker Kauder në kanalin televiziv ARD.

Në të kundërt, CSU këtë të hënë do të vendosë për një kërkesë kryesore përkatëse për në kongresin e partisë kristiansociale. Shtetet e zhytura në borxhe duhet të llogarisin me këtë që duhet të largohen nga unioni monetar, thuhet më tej.

Edhe zyrtarë në Bankën Qëndrore në Japoni kanë deklaruar se sytë janë drejtuar vetëm drejt Greqisë dhe askund tjetër.

Tregjet pësuan një ulje të madhe gjatë ditës së premte të javës që kaloi pas dorëheqjes së shefit të ekonomisë në Bankën Qëndrore Europiane Juergen Stark.

Largimi i tij u konsiderua si një shenjë e ndarjeve brenda Bankës Qendrore Evropiane dhe mes liderëve të eurozonës lidhur me atë se çka duhet bërë për borxhin e disa vendeve në krizë dhe brenda zonës së monedhës së përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)