28 Mars 2024

Japoni, bien sërish çmimet e konsumit

Tokio, 26 nëntor - Çmimet e konsumit në Japoni kanë rënë për muajin e njëzetë rresht, gjë që përbën një tjetër tregues se qeveria po përpiqet të luftojë deflacionin që pengon rimëkëmbjen ekonomike.

Indeksi i çmimeve ka rënë me 0.6 për qind krahasuar me një vit më parë, tregojnë shifrat e fundit. Bëhet fjalë për një përmirësim të lehtë ndaj rënies prej 1.1 për qind që u regjistrua në muajin shtator.

Deflacioni po dëmton rritjen ekonomike, ndërkohë që konsumatorët shtyjnë blerjet në pritje të rënies së mëtejshme të çmimeve.

Por analistët thonë se përmirësimi i regjistruar krahasuar me shtatorin nuk reflekton ndonjë përmirësim përsa i përket kërkesës për konsum.

Japonia është një ndër tre superfuqitë botërore të ekonomisë, por ashtu si vende të tjera, edhe ajo ka ndjerë pasojat e krizës globale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)