19 Prill 2024

Itali qetësohen tregjet

Romë , 13 korrik - Megjithë një rritje spektakolare të interesave, suksesi i emetimit të obligacioneve italiane qetësoi tregjet, duke i mundësuar Bursës së Milanos t\'i afrohet ekuilibrave pas rënies me mbi 4 për qind pak më herët dhe bankave t\'i rikthehen normalitetit.

Thesari italian arriti të emetonte 6,75 miliardë euro me afat maturimi njëvjeçar, ose shuma maksimale që synonte të emetonte, gjatë këtij testi të parë për vendin që kur tregjet filluan ta vënë në shënjestër në fundjavë.

Interesat e obligacioneve pësuan rritje të ndjeshme nga 3,67 për qind kundër 2,147 për qind gjatë një operacioni të ngjashëm më 10 qershor, por ekonomistët nënvizojnë se investitorët kanë tashmë siguri, pasi ato prisnin edhe një dështim të emetimit, duke parë kontekstin e panikut në tregje.

Shenjë tensionesh në tregje, kërkesa, që arriti në 10,461 miliardë euro, ishte gjithsesi më e ulët në krahasim me 10 qershorin, ku raporti kërkesë-ofertë ishte në 1,55 kundër 1,71.

\"Interesat u rritën ndjeshëm por emetimi u realizua pa tronditje të mëdha ndërsa disa prisnin një dështim\", shprehet Marco Valli, ekconomist i bankës \"UniCredit\".

\"Emetimi, me një kërkesë që shkon 1,5 herë më e lartë se oferta, qetësoi tregun\", shton Marco Ricci, përgjegjës për analizat në \"Centrosim\". Për pasojë, Bursa e Milanos, që ra mbi 4 për qind në mëngjes pas një të premteje dhe të hëne të zezë, filloi të rimerrte ngjyrat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)