26 Prill 2024

Investimet direkte të huaja në Rusi janë rritur për 39 për qind

Moskë, 23 korrik - Investimet direkte të huaja në ekonominë ruse janë rritur për 39 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në më shumë se 27 miliardë dollarë, lajmëroi kryeministri Vlladimit Putin.

“Tani detyrë kryesore e kemi ta ruajmë këtë trend pozitiv dhe të përqendrohemi në cilësinë e investimeve afatgjate, që të sigurohemi se, bashkë me kapitalin, në vendin tonë do të vijnë edhe risitë dhe teknologjitë e reja, me çka do të krijohen vende të punës në asete moderne”, konsideron Putini.

Përimirësimi i ekonomisë ruse dhe masat qeveritare për përmirësimin e klimës afariste i kthejnë në lojë ambiciet e Moskës që investimet e huaja direkte ta arrijnë nivelin prej 60 deri 70 miliardë dollarë në vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)