19 Prill 2024

Inflacioni vjetor në Gjermani u rrit në 4.5 për qind

Berlin, 11 nëntor - Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili ishte 4.1 për qind në shtator, u rrit në 4.5 për qind në tetor për shkak të çmimeve të energjisë, problemeve të furnizimit dhe pandemisë.

Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë (Destatis) ka publikuar të dhënat përfundimtare për rritjen e çmimeve për muajin tetor.

Sipas kësaj, inflacioni vjetor i cili ishte 4.1 për qind në shtator, u rrit në 4.5 për qind në tetor, duke qëndruar në nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 1993 për tre muaj.

Inflacioni në vend u rrit me 0.5 për qind me bazë mujore. Të dhënat përfundimtare konfirmuan të dhënat paraprake të publikuara më parë.

Vlen të përmendet se çmimet e energjisë u rritën me 18.6 për qind me bazë vjetore ndërsa rritja vjetore është 4.4 për qind në çmimet e ushqimeve dhe 2.4 për qind në shërbime.

Indeksi i Çmimit të Konsumatorit (CPI) në përputhje me BE-në në Gjermani u rrit me 0.5 për qind në bazë mujore dhe 4.6 për qind në bazë vjetore në tetor.

Ekspertët thonë se inflacioni vjetor në vend mbetet i lartë ndërsa përfundimi i uljes së TVSH-së, pengesat e ofertës dhe rritja e çmimeve të energjisë, veçanërisht të naftës janë efektive. Sipas tyre, në muajt në vijim mund të shihen norma më të larta të inflacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)