29 Mars 2024

Inflacioni në Britani të Madhe rritet me 9 për qind

Londër, 18 maj - Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) ka bërë të ditur se inflacioni vjetor i konsumatorit në Britani të Madhe u rrit me 9 për qind në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rritjen më të madhe në 25 vjet.

"Indeksi i Çmimit të Konsumit (CPI) u rrit me 9 për qind në 12 muajt deri në prill 2022, nga 7 për qind në mars", thuhet në deklaratën e ONS-së.

"Kjo është norma më e lartë e inflacionit 12-mujor CPI në serinë e Statistikave Kombëtare, e cila filloi në janar 1997", shtohet më tej.

Pritshmëria e tregut për indeksin do të vinte në 9,1 për qind në prill.

Energjia pati një ndikim të rëndësishëm në arritjen e inflacionit në nivelin e lartë rekord.

Çmimet e energjisë u rritën me 46,5 për qind në prill, krahasuar me një rritje prej 8,3 për qind vitin e kaluar, sipas ONS-së.

Ndërsa tarifat e energjisë elektrike u rritën me 40,5 për qind muajin e kaluar, çmimi i gazit u rrit me 66,8 për qind, në bazë vjetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)