04 Dhjetor 2022

Inflacioni në Britani arriti nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit

Londër, 16 nëntor - Sipas të dhënave të publikuara sot, norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Britani të Madhe në tetor arriti në nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, që është mbi pritshmëritë e tregut, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të gazit dhe energjisë elektrike.

Çmimi i konsumit është rritur me 11.1 për qind në bazë vjetore në tetor, nga një rritje prej 10.1 për qind në shtator, sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Shifra ishte shumë mbi objektivin e Bankës së Anglisë prej 2 për qind dhe parashikimin e saj maksimal prej 10.9 për qind.

Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike u rritën me 128.9 për qind, përkatësisht 65.7 për qind, krahasuar me një vit më parë në tetor, treguan të dhënat.

"Kontributi i dytë më i madh i rritjes që çoi në ndryshim erdhi nga rritja e çmimeve të ushqimeve ndërsa transporti dha kontributin më të madh në rënien kompensuese", thuhet në deklaratën e ONS-së.

Inflacioni bazë vjetor, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 6.5 për qind në tetor, përsëri në nivelin më të lartë historik.

Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Britani shënoi rritje me 2 për qind në tetor, e cila u përshpejtua nga rritja prej 1.1 për qind sa ishte në shtator.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)