01 Shkurt 2023

Inflacioni global intensifikohet me rritjen e konsumit dhe çmimet e larta të energjisë

New York, 15 dhjetor - Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut "Fitch Ratings" ka njoftuar se inflacioni global është intensifikuar muajt e fundit me rritjen e konsumit, çmimet e larta të energjisë, mungesat e mallrave dhe vështirësitë në zinxhirin e furnizimit.

Normat vjetore të inflacionit në shumicën e ekonomive më të mëdha të botës janë rritur më së shumti në dekadat e fundit, thuhet në një deklaratë nga "Fitch Ratings".

"SHBA-ja dallohet midis ekonomive kryesore të zhvilluara, me konsum më të lartë të mallrave të qëndrueshme, rritje më të lartë të çmimeve të mallrave bazë të konsumit dhe sinjale më të qarta të rritjes së shërbimeve", shtohet më tej.

Inflacioni i konsumatorit në SHBA arriti në 6.8 për qind në bazë vjetore në nëntor, që është rritja më e madhe vjetore në 39 vjet.

Eurozona regjistroi gjithashtu normën më të lartë të inflacionit prej 4.9 për qind që nga fillimi i saj ndërsa inflacioni në Gjermani u rrit në 5.2 për qind, më e larta në 29 vjet.

Sipas agjencisë së rejtingut, tregjet në zhvillim kanë regjistruar rritje shumë të lartë të inflacionit në muajt e fundit ndërsa inflacioni në përgjithësi ka mbetur i ulët në ekonomitë kryesore aziatike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)