20 Prill 2024

Inflacioni frenon rritjen ekonomike të Indisë

New Delhi, 1 shtator - Ekonomia indiane zvogëloi rritjen e saj në kuartalin prill-qershor, pas një vargu të rritjeve të shkallëve të interesit, të cilat i urdhëori Qeveria për ta “zbutur” inflacionin e lartë.

Agjencia shtetërore për statistikë bën të ditur se ekonomia e tretë për nga madhësia në Azi është rritur për 7,7 për qind, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Rritja në ndërtimtarinë ka shënuar rënie për 1,2 për qind, derisa është shpejtuar rritja në bujqësi, bën të ditur agjencia.

Nga Qeveria indiane janë të sigurtë se rritja e ngadalësuar do ta qetësojë inflacionin.

Gjatë vitit të kaluar, ekonomia indiane është rritur për 8,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)