30 Janar 2023

Inditex mbyll 502 dyqane në Rusi

Moskë, 5 mars - Shitësi spanjoll i veshjeve Inditex, kompania amë e markave si Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius dhe Pull & Bear, iu bashkua listës së kompanive të mëdha që kanë ndërprerë shërbimet e tyre në Rusi, duke mbyllur më shumë se 500 dyqanet e saj në vend.

“Inditex informon se në rrethanat aktuale nuk mund të garantojë vazhdimësinë e operimeve dhe kushteve tregtare në Federatën Ruse dhe pezullon përkohësisht aktivitetin në 502 dyqane”, njoftoi kompania.

Rusia përbën rreth 8,5% të të ardhurave globale të grupit, sipas deklaratës.

Shumë vende, veçanërisht anëtarët e BE-së dhe SHBA-ja, kanë njoftuar sanksione ndaj ekonomisë ruse dhe kompanitë e mëdha gjithashtu kanë ndërprerë shërbimet e tyre në vend në shumë sektorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)