25 Tetor 2021

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2 për qind

Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2% në muajin tetor 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin tetor 2020, krahasuar me muajin shtator 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (3.2%); vajra dhe yndyrëra (3.2%); perime (7.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (2.5%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-0.3%); pemë (-7.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-0.5%) –(rënie e lehtë e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin tetor 2020, me muajin tetor 2019 ishte (-0.2%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin tetor 2020, krahasuar me muajin tetor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.6%); qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (-4.3%); blerja e automjeteve (-1.8%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-15.0%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.3%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (2.2%); vajra dhe yndyrëra (3.4%); perime (6.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.0%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.0%); duhan (2.0%); produktet mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.3%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); sigurime (19.7%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve në vitin e kaluar), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)