28 Mars 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 1.3% për qind

Prishtinë, 7 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2020.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 1.3% në TM3 2020, krahasuar me TM2 2020.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (44.4%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.8%); prodhimi i pijeve (0.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.6%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (0.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0.1%).

Ngritja u neutralizua me renien e çmimeve te: prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.0%); prodhimi produkteve kimike (-0.5%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.3%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.1%); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.1%).  

Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me TM3 2019, çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej (-0.8%).

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve minerale jometalike (-5.0%); prodhimi i metaleve (-4.9%); prodhimi i makinerisë dhe i pajisjeve p.k.t (-4.6%); prodhimi i mobiljeve (-4.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-2.7%); prodhimi i pijeve (-2.5%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (-0.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.5%); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (-0.5%).

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (12.9%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (8.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.2%); nxjerrja e xehes së metalit (3.9%); prodhimi produkteve kimike (3.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.5%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.6%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)