24 Tetor 2021

Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.3 për qind

Prishtinë, 3 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) 2020.
 
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.3% në TM3 2020, krahasuar me TM2 2020.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (6.1%); mjetet e transportit (3.5%); produktet minerale (1.9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.9%); këpucët (1.5%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (1.4%);  pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.7%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%).
 
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (-9.0%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.1%); letrat dhe artikujt e saj (-2.4%); vajrat ushqyese (-2.1%);  plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (-0.6%); produktet e industrive kimike (-0.4%); dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0.2%).
 
Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me TM3 2019, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-2.3%).

Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-17.7%);  tekstili dhe artikujt e tij (-14.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-2.9%); letra dhe artikujt e saj (-0.4%); produktet e industrive kimike (-0.2%); si dhe shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (-0.1%).
 
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: mjetet e transportit        (5.3 %); lëkura dhe artikujt e saj (5.0%); këpucët (4.9%); produktet bimore (4.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.2%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.7%); si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.5%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)