03 Shkurt 2023

IKEA mbyll pikat e shitjes në Rusi dhe Bjellorusi

Stokholm, 3 mars - Kompania suedeze e mobilieve IKEA njoftoi se do të mbyllë pikat e shitjes në Rusi dhe Bjellorusi.

Në njoftimin nga kompania bëhet e ditur se janë ndërprerë eksportet dhe importet nga vendet në fjalë dhe është pezulluar prodhimi.

Në deklaratë rikujtohet se lufta në Ukrainë ka shkaktuar një tragjedi të madhe njerëzore dhe se ka pasur ndërprerje të mëdha në zinxhirin e furnizimit me materiale.

Ndërkohë, edhe kompania suedeze e veshjeve H&M ka vendosur t'i mbyllë të gjitha dyqanet në Rusi.

Kompania tërhoqi reagime të mëdha, kur të shtunën e kaluar u kuptua se është në përgatitje të hapjes së filialeve të reja në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ndërsa tashmë ka ndryshuar vendimin.

Në njoftimin nga kompania thuhet se kanë ndaluar hapjen e dyqaneve të reja dhe të mbyllin të gjitha dyqanet përkohësisht

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)