25 Prill 2024

Hyundai i40, nga prilli në shitje

Gjenevë, 10 mars - Hyundai, pasi që një kohë të gjatë e mbajti të fshehur, më në fund vendosi që të prezantojë fotografitë zyrtare të modelit të ri i40 i cili premierën do ta ketë në fillim të muajit mars në sallonin në Gjenevë.

Hyundai i40 së pari do të paraqitet në versionin karavan, shitja e të cilit fillon në muajin prill, derisa pas dy-tre muajsh në sallone do të duhet të arrijë edhe limuzina. Prodhuesi jug-korean pohon se i40 është makina më e gjerë në segmentin e D automobilave dhe paralajmëron luftë direkte me rivalët si VW Passat, Ford Mondeo, Toyota Avensis dhe Peugeot 508.

Më shumë të dhëna dhe çmimin do ta kuptojmë në Gjenevë, ndërsa për tani dihet se në Hyundai i40 do të vendosen gjenerata e re e motorëve me benzinë dhe me naftë. Paletën e atyre me benzinë do ta përbëjnë ai 1.6-litra (135 KF) dhe motori dylitërsh (177 KF), derisa në versionin me naftë do të jetë në dispozicion motori 1.7-litra CRDi me dy versione, 115 dhe 136 kuaj fuqi.

Të gjithë motorët janë të pajisur me ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi, dhe si opsion ofrohet edhe ndërruesi automatik, po ashtu me gjashtë shpejtësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)