29 Mars 2024

Hapet panairin i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2011

Prishtinë, 8 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe asaj për Zhvillim Ekonomik (MZHE), ka organizuar Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2011″, në të cilin po marrin pjesë 100 kompani, prej të cilave rreth 20 janë nga shtetet e huaja.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të mërkurën me rastin e hapjes së këtij panairi, se institucionet mbështesin zhvillimin e një ekonomie të lirë të tregut dhe stimulimin e bizneseve private.

“Republika e Kosovës është një vend me ekonomi të lirë të tregut të cilin e karakterizon politika fiskale e thjeshtë dhe neutraliteti. Këto tipare si parakushte për zhvillimin e sektorit privat gjegjësisht për stimulimin e investimeve private. Republika e Kosovës ka nevojë të madhe për investime, në të gjithë sektorët ekonomik, sidomos në prodhimtari. Prandaj, ky panair konsiderohet si komponentë kyçe për bashkëpunimin ndërkombëtar afarist”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të fokusohet në zhvillimin e sektorit privat si motor i zhvillimit ekonomik dhe në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve përmes krijimit të kushteve sa më të favorshme.

Ndërsa, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se Panairi Ndërkombëtar i Prishtinës është një nga mundësit më të mira për kontakte të drejtpërdrejta mes biznesit kosovar dhe tregut ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjeve të reja tregtare dhe projekte të përbashkëta.

Ai ka theksuar se mrekullitë ekonomike brenda natës nuk mund të ndodhin, por është duke u punuar në atë drejtim që Kosova të bashkërenditet me ekonomi me vendet e rajonit.

“Oda Ekonomike e Kosovës është e vetëdijshme se mrekullitë ekonomike nuk mund të ndodhin brenda natës dhe se duhet shumë punë e mund për të arritur rajonin dhe trendet ekonomike botërore. Ky panair tregon se vendi i ynë mund të bëjë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim dhe për synim strategjik ka bashkërenditjen me ekonomitë e rajonit dhe konkurrencën e barabartë më lehtësirat që siguron statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se Oda Ekonomike inkurajon kompanitë dhe të gjitha bizneset kosovare që të promovohen në tregun ndërkombëtar, të krijojnë kontaktet afariste, pasi që në këtë mënyrë tërhiqen investitorë të huaj në vendin tonë.


Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2011″ do të jetë i hapur për vizitorë deri më 11 qershor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)