08 Shkurt 2023

Hapet Panairi i Punës 2010

Prishtinë, 13 maj - Sot Oda Ekonomike Amerikane organizoi Panairin e 7-të të Punës, i cili këtë vit u organizua me përkrahjen e Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës, i USAID-it. Sponzor gjeneral i këtij panairi ishte konsorciumi Bechtel and Enka.

Hapja zyrtare e Panairit të Punës 2010 u bë me një fjalim nga Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe David Cowles, Drejtor i Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës. Limaj theksoi se projekti më i madh në infrastrukturën e vendit, Rruga Morinë Merdare do të jetë një front i rëndësishëm i punësimit në vend. “Bechtel dhe Enka po përmbush sot një angazhim të marrë publikisht dhe përmes kontratës me Qeverinë e Kosovës për të rekrutuar dhe punësuar staf lokal dhe jam i bindur që ky proces do të jetë zingjir nga puna në terren deri tek shërbimet mbështetëse në të gjithë vendin” tha Z. Limaj.

Më këtë rast Limaj gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në Panairin e Punës 2010, dhe specifikisht Odën Amerikane “që për 6 vite me radhë ka vazhduar të ftojë bizneset në panaire të tilla punësimi ku njerëzit ndjehen se kanë mundësi të konkurrojnë hapur dhe kompanitë mund të zgjedhin më të mirët.”

Sipas ministrit Limaj, papunësia është një shqetësim i vazhdueshëm për të gjithë, por është njëkohësisht edhe një angazhim permanent i Qeverisë për të përmirësuar këtë situatë, për të ulur nivelin e papunësisë, duke hapur fronte të reja pune.

“Qeveria po punon intensivisht për të rritur hapësirat për investime të huaja dhe lehtësuar procedurat për nisjen e bizneseve vendase çka do ti jepte një shtysë të madhe ekonomisë në vend dhe sektorit të punësimit në veçanti” theksoi Limaj.

Ndërsa, Cowles theksoi se mbi 40% e fuqisë punëtore në Kosovë janë të papunësuar dhe se strategjia e Programit për Ndërmarrje Private për të adresuar papunësinë në Kosovë përfshinë, ndër tjera, trajnime të punëkërkuesve, financimin e punës praktike, dhe sponzorimin i panaireve për sektorë specifikë që ndihmojnë në ndërlidhjen e punëkërkuesve të trajnuar me punëdhënës.

Përvec konsorciumit Bechtel and Enka, kompanitë pjesëmarrëse në këtë Panair ishin: ProCredit Bank, KPMG, PriceWaterhouseCoopers, BU&Patners, Coca Cola Hellenic Kosovë, 3CIS, MDA, dhe ISES Universum. Këto kompani i prezantuan mundësitë e punësimit dhe të punës praktike, si dhe shfrytëzuan mundësinë për te krijuar rrjet me punëkërkuesit.

Panairi i Punës ishte një rast unik për punëkërkues që të njihen me punëdhënës në Kosovë, dhe kjo është një prej strategjive të preferuara të punëdhënësve për të rekrutuar.

Panairi i Punës organizohet nga Oda Ekonomike Amerikane për shtatë vite me radhë dhe ka kontribuar në uljen e papunësisë dhe krijimin e një koncepti të ri të kërkimit të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)