09 Dhjetor 2021

Hapet Panairi i ndërtimtarisë, energjetikës dhe teknikës

Prishtinë, 5 maj - Në edicionin e nëntë të Panairit ndërkombëtar të ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe mobilierisë „ExpoKos 2010“, i cili hapet sot në Prishtinë, në ambientet e Pallatit të Rinisë, pritet të marrin pjesë mbi 350 kompani nga 20 shtete të ndryshme.

“ExpoKos” është panairi më i madh në Kosovë, i cili organizohet nga CEO (Congress & Event Organization) dhe do të jetë i hapur për vizitorë prej 5 - 9 maj.

Organizatori bën me dije se kjo ngjarje do të karakterizohet me aktivitete të shumta, ku do të ketë takime në mes kompanive nga Kosova dhe atyre nga Kroacia e Sllovenia, të cilat vijnë si pavijone nacionale të organizuara në nivel shtetëror.

Pjesëmarrës në hapje: Personalitetet më të larta shtetërore të Kosovës, Ambasadorë dhe përfaqësues të huaj të akredituar në Kosovë, delegacione të shumta biznesmenësh dhe përfaqësues nga asociacionet e biznesit nga Kosova dhe rajoni, etj.

Në Panairin ndërkombëtar të Ndërtimtarisë, Energjetikës, Teknikës dhe Mobilerisë “EXPOKOS 2010” do të ekspozojnë mbi 350 ekspozues nga 20 shtete.

Në panair do të vijnë të organizuar në mënyrë shtetërore edhe Pavijonet nacionale të kompanive nga Kroacia, Sllovenia, Turqia.

 gjatë panairit do të organizohen Takime (B2B) në mes bizneseve nga Kosova dhe atyre nga Kroacia dhe Sllovenia.  

Në kuadër të panairit do të ketë edhe shumë aktivitete përcjellëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)