24 Prill 2024

Greqia shpall në shitje asetet publike

Athinë, 26 shtator - Situata tragjike në të cilën ndodhet ekonomia e vendit ka detyruar  qeverinë greke të nxjerrë në shitje gati gjithë asetet publike.

Një njoftim zyrtar i qeverisë së Greqisë tregon se tashmë është përgatitur drafti ligjor dhe së shpejti fillojnë procedurat për nxjerrjen në shitje të disa prej godinave më historike të vendit, ku si më kryesorja renditet ndërtesa e Ministrisë së Jashtme në rrugën “Vasilis Sofias”, ajo e Ministrisë së Drejtësisë, godina e televizionit shtetëror ERT në rrugën “Rigjilis”, por edhe godina të tjera simbol, sic është Drejtoria e Policisë së Atikës, ajo e Policisë së Emigracionit dhe një numër i

 Zëdhënësi i qeverisë sqaroi se ndërtesat do t`iu shiten privatëve dhe do të rimerren prej tyre me qera, cka garanton funksionimin normal të institucioneve.

Përmes një hapi të tillë synohet që nga shitja e aseteve shtetërore, të mblidhen rreth 1.2 miliardë euro.

Një plan tjetër privatizimesh pritet të fillojë së shpejti, në të cilin renditen kompanitë shtetërore që ende janë pronë e shtetit, ku vendin kryesor e zë korporata energjitike DH.E.I, aksionet shtetërore të Aeroportit të Athinës, hekurudhat, por të dhe disa prej ndërmarjeve publike më të fuqishme në vend.

Qeveria thotë se privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore që ende janë nën kontrollin e saj,do t’i japë një shtysë ekonomisë së vendit.

Greqia detyrohet të pakësojë në mënyrë drastike sektorin publik dhe atë shtetëror, si kusht për lëvrimin e kësteve të ndihmës prej Bashkimit Europian dhe FMN.

Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave do të zhvillojë një grevë të re 48 orëshe në datat 27 dhe 28 shtator. Sipas saj, punonjësit e sektorit janë përballur me uljen më të madhe të pagave që prej fillimit të krizës ekonomike që ka pllakosur Greqinë.

Ulja llogaritet në 40%, ndërsa qeveria ka paralajmëruar nga ana tjetër edhe shkurtimin e personelit. Si pasojë e grevës nuk do të funksionojë asnjë zyrë taksash dhe dogane në vend. Situata pritet të jetë e vështirë, sidomos në pikat kufitare që lidhin Greqinë me vendet fqinje, si Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, kur pritet të krijohen radhë të gjata.

Doganierët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë lëvizjen e automjeteve nëpër pikat kufitare.

Përballe situatës tragjike të financave, qeveria greke është detyruar të shkurtojë rrogat e gjithë sektorit publik dhe atij shtetëror. Presioni mbi Athinën zyrtare prej FMN-së dhe Bashkimit Europian, për pakësimin e borxhit tashmë është shtuar së tepërmi.

Trojka europiane kërkon masa urgjente, ku më kryesoret renditen reforma në sektorin shtetëror, pakësimin e evazionit fiskal dhe përshpejtimin e privatizimeve, si kusht për vazhdimin e dhënies së ndihmës për vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)