07 Gusht 2022

Greqia merr sot këstin e parë prej 5,5 miliardë euro nga FMN-ja

Athinë, 12 maj - Me programin e nisur të kursimeve Greqia sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar mund të arrijë kthesën.

Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn foli para gazetarëve në Cyrih për vendime \"kurajoze dhe të guximshme\" në Athinë.

Evropianët dhe Banka Qendrore Evropiane kanë krijuar përveç kësaj një sistem mbresëlënës për rastet emergjente.

Greqia këtë të mërkurë duhet të marrë këstin e parë nga ndihmat financiare të FMN-së me gjithsej 5,5 miliardë euro për të evituar një falimentim të shtetit.

Nga Athina bëhet e ditur se në ditët e ardhëshme pritet kredia e parë bilaterale me vendet e tjera të Euro-zonës deri në 15 miliardë euro.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 gusht 2022

- Me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli behën Homazhe pranë varrit të tij. (Fshati Broboniq, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, organizohet aktivitet përkujtimor me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- DOKU.TECH prezanton programin e tij në kuadër të Festivalit të Filmit, Dokufest. (Parku i Trajnimit dhe Inovacionit në Prizren, ora 13:00)

- Posta e Kosovës promovon Pullën Postare “Dua Lipa” ku do të merr pjesë edhe vet Dua Lipa. (Swiss Diamond, ora 15:00 - pas orës 14:45 nuk lejohet hyrja)