20 Prill 2024

Gjuetia e mallrave serbe

Prishtinë, 10 gusht - Të gjitha atyre subjekteve afariste që iu gjenden mallrat me vula serbe në dyqanet e tyre e që i kanë importuar pas datës 20 korrik, do t’iu konfiskohen.

Kjo është pjesë e planit të veprimit, i hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Më shumë se 100 inspektorë që nga dita e martë kanë filluar të vizitojnë subjektet afariste për të kontrolluar nëse ata po mbajnë në raftet e tyre mallra që janë importuar pas datës 20 korrik. Ky aksion, do të zgjasë deri në fund të muajit gusht.

“Do të merren masa ndaj të gjithë atyre që janë në kundërshtim me ligjin”, shprehet Ruzhdi Shehu, kryeinspektor i Inspektoriatit të Tregut të Kosovës.

Sipas kryeinspektorit, deri më tani nuk kanë hasur në mallra me vula serbe që janë importuar pas datës kur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mori vendim për ndalimin e tyre. Në anën tjetër subjektet afariste thonë se mallrat serbe po zëvëndësohen dita-ditës me prodhime vendore, apo të vendeve të tjera dhe se nuk ka panik te blerësit.

“Prodhimet serbe janë harxhuar dhe kemi filluar zëvendësimin me prodhime vendi”, thekson Vegim Beqiri, drejtor për shitje i një supermarketi.

Sidoqoftë, një raport të detajuar Inspektoriati i Tregut do ta hartojë në fund të muajit gusht për të parë rezultatin e vendimit.

Më 20 korrik Qeveria e Kosovës miratoi vendimin e Ministrisë së Tregtisë për të ndaluar mallrat me vula të institucioneve të Serbisë që të hyjnë në Kosovë, ndërsa për ato boshnjake vuri taksën doganore prej 10 përqind.

Reciprociteti ekonomik ndaj këtyre dy shteve erdhi pasi ato nuk njohin mallrat me vula doganore të Kosovës, pavarësisht se si ashtu si Kosova janë anëtare të CEFTA-s, një marrëveshje që garanton tregtinë e lirë.

/TCh/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)