03 Shkurt 2023

Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve

Berlin, 4 prill - Gjermania është përfshirë nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, shkruan faqja e intenetit zerohedge.com.

Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazë. Kështu, raportohet se kastravecat janë rritur në treg me 30.3 % ndërsa vaji i lulediellit me 28.9 %.

Po ashtu edhe disa ushqime bazë si domatja (+ 27%), mielli i thekrës (+22.5 %) dhe frutat e thata (+ 20.5%).  RRitje kanë pësuar edhe gjalpi +(20.4)   dhe margarina (+17.6 %), vezët (+ 16.3 %), sallata jeshile (+17.1%)  dhe perimet e konservuara (+18.7%).

Në shkurt, kostoja e jetesës së Gjermanisë arriti në nivelin më të lartë që nga ribashkimi, me një rritje mesatare të mallrave të përditshme prej 7.3%, sipas Agjencisë Federale të Statistikave (Destatis).

Rritja e çmimeve reflekton ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, i cili bëri që çmimet e naftës dhe gazit të rriten.

Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga Instituti Ifo, pothuajse të gjitha kompanitë në sektorin e shitjes me pakicë të ushqimeve në Gjermani po planifikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Ndërsa rritja e çmimeve është një shqetësim për konsumatorët gjermanë të goditur rëndë, ekspertët e industrisë nuk presin që së shpejti të ketë mungesë të produkteve në rafte, pasi kur çmimet rriten aq lart jo të gjithë mund të përballojnë blerjen e produkteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)