28 Nëntor 2021

Gjermania i bën thirrje Zvicrës për bashkëpunim bankar

Berlin, 6 shkurt - Pas aferës së fundit për evazionet fiskale të qytetarëve gjermanë, Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, pret që Zvicra të zbusë sekretin e bankave. Në shekullin e 21-të, sekreti bankar nuk mund të jetë më instrument përmes të cilit shtetet mundësojnë evazionet fiskale, tha Schäuble për gazetën "Süddeutsche Zeitung".

 

Pavarësisht nga të gjitha traditat shtetërore, vendi fqinj duhet të ofrojë të dhënat për evazionet fiskale, tha ministri gjerman. Sipas njoftimeve të fundit qeveria gjermane pret që nga evazionet fiskale të mblidhen rreth 400 milionë euro.

Në Zvicër vërehet një ndryshim në qëndrimin ndaj sekretit bankar. Përveç partisë së djathtë popullore tani të gjitha partitë e tjera janë për një kooperim të gjerë për pengimin e evazionit fiskal.

Toni nga Berna po bëhet më pajtues. Duam të mbetemi në bisedime me Gjermaninë, u tha të mërkurën  (3.1) pas një konsultimi të qeverisë zvicerane, të Këshillit Federal. Përveç kësaj forumi shtatëanëtarësh theksoi sërish qëndrimin e tij, se nuk është në interesin e Zvicrës, që të tërheqë nga jashtë shtetit para të patatuara. Bisedimet, që po zhvillohen për një marrëveshje për tatim të dyfishtë, duhen vazhduar. Me këtë marrëveshje duhet të përcaktohet, se në ç'masë do të zbutet sekreti bankar dhe si do t'u ndihmojë Zvicra në të ardhmen autoriteteve financiare gjermane në rastet e evazionit fiskal.

Më parë edhe deputetë nga kampi konservator kishin ndryshuar qëndrim në këtë çështje. Fronti për mbrojtjen e sekretit bankar po merr gjithnjë e më shumë të çara. Evazioni fiskal në shkallë të gjerë duhet të marrë fund, thotë Werner Messmer, politikan liberal nga kantoni Thurgau.

„Presioni tani rritet në atë formë, saqë ne duhet të ndryshojmë qëndrim. Nuk duhet të ndodhë, që vendi ynë të pasurohet prej njerëzve, që duan t'i shmangen pagimit të taksave në vendin e tyre dhe në këtë mënyrë i sjellin të hollat në vendin tonë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja."

Dy, ndoshta tre bilionë para të huaja, askush nuk e di me saktësi se sa, gjenden në xhirollogaritë e bankave të Zvicrës. Qindra miliarda prej tyre janë para të fituara në rrugë ilegale. Me ndihmën e bankierëve zviceranë vetëm gjermanët kanë kaluar pa paguar në zyrën e tatimeve 100 miliardë euro. Urs Schwaller, shefi i fraksionit të kristiandemokratëve në Këshillin Kombëtar, kërkon që bankat zvicerane të gjejnë më në fund një model të ri për vete."

„Ne duam që të konsiderohemi si qendër bankare e cilësisë së parë dhe jo të tregohemi gjithmonë me gisht nga jashtë shtetit, si strehë e evazionit dhe e arkave me para të papastra." Kërkohet një strategji për të ardhmen e Zvicrës si qendër e bankave

Shefja e fraksionit të socialdemokratëve, Ursula Wyss, kërkoi në televizionin zviceran që qeveria e Zvicrës, Këshilli Federal, të mos luajë më gjatë me kohën. Në vend të kësaj, të shtatë ministrat duhet të mendojnë një strategji për të ardhmen e Zvicrës si qendër e bankave.

„Tani nevojitet një ofensivë e Zvicrës. Ne duhet të themi fare qartë, që të na kuptojnë mirë në botë: se evazion fiskal nuk do të ketë më në Zvicër. Dhe atëherë Zvicra si qendër financiare do të ketë përsëri një perspektivë, po ashtu edhe ekonomia zvicerane."

Ajo që para disa javësh dukej si e paimagjinueshme: Vetë politikanët konservatorë janë tani për verifikimin e të dhënave, që do të thotë se autoritetet e huaja financiare mund të kenë në të ardhmen pa vështirësi akses në të dhënat bankare të Zvicrës. Një gjë e pakëndshme në sytë e Presidentit të Partisë së djathtë konservatore popullore zvicerane, Toni Brunner.

„Shkëmbimi automatik i të dhënave nuk duhet të ekzistojë as në të ardhmen. Ne do të mbrohemi. Ne do të përpiqemi, që edhe në anën zvicerane të mund ta ruajmë këtë privilegj standart, përsa i përket sekretit të klientelës së bankave.“

Po të varej nga Partia Popullore Zvicerane, në çështjen e sekretit bankar çdo gjë do të mbetej si më parë. Por gjithnjë e më shumë ekspertë të bankave janë të mendimit, se sekreti bankar i Zvicrës së shpejti do të bëjë pjesë në histori.

Ndersa opinioni publik gjerman debaton, nëse zyra e tatimeve mund të blejë të dhëna të vjedhura mbi personat që nuk kanë kryer detyrimin e shlyerjes së tatimeve. Është shfaqur një CD me 1.300 të dhëna për klientët gjermanë.

A lejohet blerja e informacioneve të vjedhura?

Që kur është bërë e njohur kjo ofertë fjala moral ka përsëri koniunkturë të lartë në diskutimin politik. A i lejohet një shteti që të blejë informacione të vjedhura dhe pastaj t'i shfrytëzojë ata në procese penale kundër të akuzuarve? Kancelarja gjermane Angela Merkel tha për këtë ditën e hënë:

"Unë si çdo njeri normal jam për atë, që ta dënojmë evazionin fiskal dhe për këtë qëllim duhen bërë të gjitha përpjekjet për t'i marrë këto të dhëna. Që të hapet rruga,  për këtë duhen zhvilluar bisedime. Synimi ynë është që t'i posedojmë këto të dhëna, nëqoftëse ato janë relevante."

Këtë qëndrim e mbështet plotësisht Dieter Ondraczek, Kryetar i sindikatës gjermane të Tatimeve e mbështet plotësisht.

„Unë jam i mendimit se shteti duhet ta blejë. Kjo nuk është shitblerje e mallrave të vjedhura, siç është thënë, por ka informacione për vepra penale, në këtë rast për 1500 keqbërës. Dhe do të ishte e dënueshme, nëqoftëse këto informacione nuk pranohen. Që për to duhen paguar para, kjo është një gjë tjetër. Por informacionet duhen ndjekur.“


Shteti mund të përfitojë 100 milionë euro

Në këtë rast sipas "Financial Times Deutschland“ të dhënat vijnë nga kompjuterat e bankës së madhe britanike HSBC. Specialisti 37 vjeçar i informatikës, Herve Falciani qëndron pas kësaj oferte. Ai u ka bërë një ofertë të ngjashme autoriteteve franceze gushtin e kaluar. Atëherë u fol për 130.000 të dhëna të klientëve nga e gjithë bota. Një shifër, e cila u korrigjua në dhjetë nga banka e prekur. Mendohet që shteti të mund të përfitojë 100 milionë euro nga kthimi i këtyre taksave të papaguara.

Por pavarësisht, nëse është fjala për 10 apo 130.000 evazorë fiskalë, të cilët mund të kapeshin me këtë blerje, thotë Peter Schaar. E gjitha është lojë me zjarrin:

„Së fundi kjo bën që kudo në botë të vidhen të dhëna dhe ato të shiten, kur ofrohen. Mund ta merrja p.sh. me mend, që dikujt t'i shkojë në mendje që të dhënat mbi polaket, që abortojnë në Gjermani, gjë që është e ndaluar me ligjin polak, t'ia dorëzosh organeve polake të ndjekjes penale. Të përmendim këtu  edhe disidentët kinezë, të cilët duhet të besojnë, që të dhënat në kompjuterët tanë janë të sigurta dhe se ato nuk u shiten autoriteteve kineze. Këto shitës të të dhënave janë të paskrupull dhe këto modele nuk duhen mbështetur, por duhen luftuar."

Evazioni fiskal duhet luftuar me mjetet e shtetit ligjor, kërkojnë ekspertët për mbrojtjen e të dhënave; dhe nga ana juridike duhet arritur marrëveshja për tatimin e dyfishtë, që është në diskutim me Zvicërn. Në të duhen përcaktuar rregulla të qarta për këmbimin e të dhënave të fshehta bankare. Pas presionit të madh ndërkombëtar Zvicra në mars të vitit 2009 e zbuti rregulloren e sekretit bankar. Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin OECD e kishte kërcënuar një herë, se do ta vinte në listën e zezë të oazeve fiskale. Pas kësaj Zvicra bëri lëshime.

Senatori i Berlinit për financat Ulrich Nussbaum është i mendimit se jo vetëm Zvicra ka detyrime. Edhe Gjermania duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë në përndjekjen e evazorëve fiskalë.

"Mua më duket se qeveria gjermane duhet të përcaktojë këtu një procedurë të përgjithshme, sidomos në lidhje me Zvicrën. Nuk është nevoja të veprosh me vrull. Por mua më duket, se me Zvicrën mund të bihet dakord për një procedurë të rregullt, për mënyrën se si siguron aksesin në informacion."

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)