19 Prill 2024

Gjermani, bie numri i të papunëve në qershor

Berlin, 1 korrik - Numri i të papunëve në Gjermani për muajin qershor është ulur ndjeshëm. Agjencia Federale për Punën në Nyremberg bëri sot të ditur se gjatë muajit që po lëmë pas janë regjistruar si të papunë 3,15 milionë vetë.

Kjo shifër tregon një ulje me 88.000 në krahasim me muajin maj. Kuota e papunësisë në rang vendi u ul në nivelin 7,5%.

Treguesit kryesorë janë përmirësuar sërish, tha shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jürgen Weise: "Gjendja në tregun e punës është më e mirë nga sa mendonim, por ka ende arsye që flasin për paqendrueshmëri.

Në rastin më të mirë mund të themi se do të vazhdojë kjo tendencë, por prognozat mungojnë."

Sipas ekspertëve arsyet kryesore për përmirësimin e situatës së tregut të punës, janë rigjallërimi i fortë i koniunkturës dhe efektet sezonale, nga të cilat përfitojnë para së gjithash profesionet ku punohet jashtë, si p.sh. sektori i ndërtimit.

Megjithatë, statistika e papunësisë përmirësohet nga një numër i madh personash që punojnë me orar të shkurtuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)