28 Mars 2024

Gërxhaliu takoi përfaqësuesit e Dhomës Tregtare Greko Shqiptare

Prishtinë, 29 prill - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu priti sot një delegacion te Dhomës Greko Shqiptare te Tregtisë dhe Industrisë, te cilit i printe Konstantinos Ydraios, anëtar i Bordit.

Gjate takimit kryetari Gërxhaliu i njoftoi mysafiret nga Greqia lidhur me zhvillimet aktuale ekonomike ne vend, legjislacionin ne fuqi i cili mundëson kushte shume te mira për investimet e jashtme dhe prioritetet e Odes.

U theksua se bashkëpunimi ndërkombëtar me përfaqësuesit e komunitetit te biznesit dhe lidhja dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejte ne mes te bizneseve nga Kosova dhe vendet tjera është prioriteti i larte i OEK-ut.

Kryetari Gërxhaliu kërkoi nga përfaqësuesit e DHGSHTI qe te lobojnë ne qarqet e biznesit dhe ato qeveritare për minimizimin e rezistencave politike ne vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore ne mes te Kosovës dhe Greqisë.

U bisedua edhe per thellimin e bashkëpunimit ne mes te dy Odave dhe ngritjen e nivelit te tij ne forma me te avansuara

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)