26 Prill 2024

Gërxhaliu: Kosovë - Kroaci duhet të zgjerohet bashkëpunimi

Prishtinë, 8 prill - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe ambasadori i republikës së Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija janë pajtuar sot se ka edhe shumë nevojë dhe mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të gjithmbarshëm në mes të dy vendeve.

Pas takimit Gërxhaliu tha se gjatë takimit me ambasadorin Vodopija u bisedua për shume çështje qe kane rendësi ekonomike.

“U bisedua për atë se me raportet ekzistuese nuk kemi arsye te jemi te kënaqur dhe se duhet edhe me tepër te avancohet  bashkëpunimi ekonomik. Nga Kroacia mund te barten shume përvoja pozitive sa i përket tranzicionit dhe proceseve integruese. te cilat janë sfida për Kosovën. Në këtë drejtim u theksua nevoja qe ne nivel me te larte te  ngritët niveli i dialogimit dhe i partneritetit ekonomik ne mes te dyja vendeve”, tha kryetari i Odës.

Gërxhaliu theksoi se Kosova ka nevoje për përkrahjen nga një shtet mik çfarë është Kroacia, si në përmirësimin e imazhit, ne hapjen e rrugëve për integrime ne familjen evropiane, por kuptohet ka nevojë edhe për një avancim dhe një qasje me te përshpejtuar ne procesin e liberalizmit te lëvizjes se qytetareve te Kosovës.

Kryetari i Odës tha se nga ambasadori kroat ka kërkuar pëkrahjen e vendit të tij për antarësimin në Euro Chambers  dhe ne institucionet tjera evropiane ku Kroacia e ka një rol të rëndësishëm.

“Gjithashtu biseduam për nënshkrimin e sa me shume marrëveshjeve me shtetin kroat, ne eliminimin e tatimit të dyfishtë, ne sigurimin e investimeve dhe investitorëve nga te dyja vendet dhe implementimin e shume marrëveshjeve dhe dokumenteve te cilat  janë ne fuq por edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera. Njëkohësisht nëse e analizoni këmbimin tregtar atëherë kemi një dallim  shume te madhe ne mes te eksportit dhe importit me Kroacinë dhe me siguri është interes edhe i ambasadorit edhe i yni qe ne këtë drejtim te kemi një prani shume me te madhe te produkteve kosovare ne tregun kroat dhe me gjere|, tha kryetari i Odës.

Ambasadori Vodopija vlerësoi se Kosova dhe Kroacia kanë parakusht shumë të mira për zhvillim te mëtejmë te marrëdhënieve, sepse jemi dy vende mike dhe te afërta.

“Do te japim kontributin tone me nënshkrimin e marrëveshjeve ne rend te pare, ato te cilat bëjnë te pamundur tatimimin e dyfishtë  dhe njëkohësisht duke ju bere te mundur ndërmarrjeve nga Kosova dhe Kroacia qe lirshëm te importojnë dhe eksportojnë ne Kosovë dhe Kroaci. Është fatkeqësi qe ne kuadër te raporteve aq te mira ne mes te dy shteteve te kemi raporte ne nivel te ulet ne raporte tregtare posaçërisht duke pasur parasysh vëllimin e këmbimit tregtar te Kosovë me disa vende fqinje”, tha ambasadori Vodipija.

Ai u angazhua që të behët gjithë që është e mundur që jo vetëm te rritet vlera e këmbimit tregtar por edhe investimet e Republikës se Kroacisë ne Kosovë, qe te rritet eksporti i produkteve kosovare ne Kroaci ne mënyrë qe te zvogëlohet disbalansa qe është prezentë ne këmbimin tregtar ne mes dy vendeve.

 Në këtë drejtim duhet përmendur produktet ushqimore, pasi qe Kroacia ka nevojë te madhe për perime dhe nga ana tjetër industria ushqimore nga Kroacia ka nevoje për investime ne Kosovë . Kroacia ka gatishmëri dhe vullnet qe te ndihmoje ne renovimin e Termocentraleve ne Kosovë dhe tash ne procedurë është tenderi për vendosjen e filtrave ne termocentralet në Kosovës.

Ambasadori Vodopija theksoi se është i gatshëm që të takohet me kryetarin e Odës sa herë që ndonjë kompani nga Kosova apo Kroacia kanë nevojë për përkrahje dhe ndihmë.

Ai paralajmëroi se do të ndermirën masa që në kuadër të ligjeve kroate dhe atyre evropian  qe te mundësoj lëvizjen e lire të qytetareve dhe qe te liberalizohen sa te jete e mundur regjimi i vizave  .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)