18 Prill 2024

Gashi merr premtime nga Bosnja për eksportin kosovar

Sarajevë, 21 shtator - Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, i cili edhe ndodhet për vizitë jozyrtare në Bosnjë ka marr premtime nga Bosnja e Hercegovina se do të për mundësoj eksportin kosovar.

Qëllimi i kësaj vizite, e cila është realizuar me ndihmën e ambasadorit të Shqipërisë në Sarajevë, Flamur Gashi, thuhet të jetë lobimi për njohje të dokumenteve të Kosovës, çfarë do të mundësonte respektimin e masave reciproke tregtare ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës.

Gjatë qëndrimit dyditor në Sarajevë, Gashi është takuar me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës. Pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Bosnjës, Jago Llashiq, Gashi, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka falënderuar presidencën boshnjake për pranimin e vulave doganore të Kosovës.

“Ky është një përparim dhe kusht i mirë për vazhdimin e bashkëpunimit”, ka thënë ai, për të shtuar se “problem mbetet mosnjohja e dokumenteve kosovare”, çfarë, sipas tij, vështirëson punën e shoferëve që eksportojnë mallra në Bosnjë.

“Jemi takuar me zyrtarë të lartë dhe kemi diskutuar këtë çështje. Konsiderojmë se do të gjendet zgjidhje. Shkëmbimi i mallrave është në favor të ekonomisë suaj”, tha Gashi.

Llashiq ka premtuar se do të kërkojë nga autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës të pranojnë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Shresoj që bashkëpunimi ynë në të ardhmen të jetë edhe më i mirë, por për ta forcuar këtë bashkëpunim, ne, si odë ekonomike, do të kërkojmë heqjen sa më parë të barrierave në tregti, lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve ndërmjet nesh dhe Kosovës”, ka thënë Llashiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)