20 Prill 2024

G7 premtuan masa ndaj turbulencave në tregun financiar

Marsejë, 10 shtator - Të shtatë vendet më të industrializuara (G7) i kanë premtuar një "përgjigje të fortë" rënies së koniunkturës botërore dhe turbulencave në tregun financiar, por nuk ranë dakord për veprime konkrete të përbashkëta.

Pas një takimi të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave në Marsejë të Francës, ishte përmendur një "akt balancues" mes koniunkturës dhe programeve të kursimit.

Në dokumentin përfundimitar flitet si për rigjallërimin e ekonomisë për shmangien e një recesioni, ashtu dhe nevoja për reduktimin e borxheve të mëtejshme kundër deficiteve shtetërore.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble hodhi poshtë edhe një herë kërkesën për programe koniunkturore dhe mbrojti kursin e Berlinit për "reduktim të matur të borxhit".   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)