23 Prill 2024

G20: Këshillime për turbulencat e fundit në bursën botërore

Seul, 6 gusht - Për shkak të turbulencave të fundit në kursin e bursës ndërkombëtare kombet ekonomike drejtuese të botës po përpiqen për qetësimin e tregjeve financiare.

Zëvendësministrat  e Financave të grupit të 20 vendeve më të industrializuara dhe në ekspansion kanë zhvilluar një konferencë telefonike për tu këshilluar për krizëne borxheve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi qeveria koreane.

Presidenti francez Nikoas Sarkozy, aktualisht kryetar i G7-ës dhe G20-ës është këshilluar më parë për krizën e borxheve me kryeministrin britanik David Cameron.

- Për herë të parë në historinë e SHBA-së, një agjenci vlerësimi kredish ka ulur gradën e besueshmërisë për kredimarrje të ekonomisë më të madhe në botë.

Eksperti amerikan i Financave Allan Chertoff sqaron vlerësimin e agjencisë: \"Ajo çfarë thotë Standard & Poor është se kompromisi i arritur më fillim të javës për të parandaluar falimentimin nuk ishte aq efektiv sa duhet. Masat e ndërmarra nuk janë të mjaftueshme për të stabilizuar gjendjen e borxheve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)