24 Prill 2024

Frika e falimentimit të Greqisë lëkund tregjet europiane

Londër, 14 shtator - Indeksi i "FTSE 100" të Londrës ka rënë me 2.5 për qind, indeksi i "Cac 40" të Francës ka rënë me 5 për qind teksa indeksi i "Dax" të Gjermanisë ka rënë me 3.5 për qind.

Nga ana tjetër, euroja ka rënë në nivelin më të ulët që prej 10 vjetësh kundrejt jenit japonez. Këto lëkundje vijnë pas spekulimeve të reja se Greqia përballet me një falimentim të mundshëm dhe se kriza buxhetore e Italisë është përkeqësuar.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Filip Roesler, theksoi në një artikull gazete gjatë fundjavës se një "falimentim i rregullt" i Greqisë nuk mund të përjashtohet. Pohimet e sekretarit të përgjithshëm të kancelares gjermane, Angela Merkel, se Greqia mund të lërë Eurozonën vetëm sa i ka hedhur benzinë zjarrit.

"Në analizën përfundimtarë asnjë nuk mund të përjashtojë se Greqia duhet, ose mund të dëshirojë të braktisë Eurozonën", theksoi Kristian Lindner gjatë një interviste në televizionet gjermane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)