26 Prill 2024

FMN-ja ka përfunduar shitjen e 403 tonë ari

New York, 23 dhjetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur përfundimin e shitjes së 13 për qind të rezervave të saj të arit nga 403,3 tonë, me qëllim që nga mjetet e realizuara të sigurojë ndihmë financiare të vendeve të varfëra.

Fondi e ka shitur arin drejtpërdrejt në bankat qendrore ose në institucione të tjera zyrtare. Të gjitha transaksionet janë realizuar sipas çmimeve të tregut në faza, me qëllim që të shmangen pasojat negative në treg.

Arin nga rezervat e veta FMN-ja e shiti në dy faza, me atë që në të parën, të përfunduar në shkurt, janë shitur 212 tonë. Banka rezervë në Indi atëherë ka blerë 200 tonë, banka qendrore në Mauritani dy tonë dhe banka qendrore në Sri Lankë dhjetë tonë.

Nga këto transaksione FMN-ja realizoi të ardhura prej rreth tetë miliardë dollarëve.

Fondi tash për tash nuk publikoi se kush janë blerësit e arit në kuadër të fazës së dytë të shitjes prej 190 tonëve.

Gjatë vitit, çmimet e arit u rritën për 27 për qind, në 1.390 dollarë mesatare për një finë uncë, kështu që nuk përjashtohet që në fazën e dytë të shitjes fondi të ketë përfituar më shumë sesa në të parën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)