18 Gusht 2022

FMN do të ketë më shumë influencë në politikën monetare

Washington, 10 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në të ardhmen  do të luajë një rol më të madh në kapërcimin e konflikteve për politikën monetare.

Një rekomandim konkret për zgjidhjen e mosmarrëevshjeve aktuale për kursin e ndryshimit që artificialisht mbahet i ulët megjithatë nuk u dha në mbyllje të takimit vjetor të FMN-së në Uashington.

Në muajt e ardhshëm do të duhet të shqyrtohen edhe më tej propozimet, thuhet më tej nga ky forum.

Ministri i Finanacave i SHBA-së Timothy Geithner tha se një reformë e vërtetë e kontrollit  të cilën FMN e ushtron për politikën monetare në vende të veçanta  është një nga sfidat më të rëndësishme për organizatën.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)