26 Prill 2024

Firmat evropiane ankohen për diskriminim në Kinë

Pekin, 9 shtator - Tregu kinez në rritje po has vështirësi nga diskriminimi dhe pengesat burokratike të biznesit. Dhoma e Tregtisë Europiane në Pekin kritikon bllokimin në vazhdim të tregut kinez.

Dhoma e Tregtisë Europiane  në Kinë ku janë të përfshirë rreth 1600 sipërmarrje nga vendet e BE-së ankohet që në disa sektorë të sipërmarrjeve të huaja  edhe më tej mbahet  qasje vetëm përmes sipërmarrjeve të përbashkëta për tregun kinez, si për shembull  në sektorin e prodhimit të automobilëve. Sidomos për prodhuesit gjermanë të makinave kjo është një pengesë.

Edhe shefi i Dhomës së Tregtisë, Davide Cucino frikësohet se bllokimi në këtë sektor mund të ashpërsohet edhe më tej. \"Sa për makinat elektrike, kufizimet e pjesshme do të mbahen, siç pritet, jo vetëm për prodhuesit e automjeteve, por edhe për prodhuesit e pjesëve përbërëse\".

Do të ketë më tej shumë kufizime edhe në sektorin financiar, në teknologjinë e infomacionit dhe në sektorin e ndërtimit. Situata atje është absurde. 

\"Firmat e ndërtimit  mund të marrin një licencë të vetën, në qoftë se ata paraqesin referenca të projekteve që ato kanë realizuar në Kinë. Por kjo është e pamundur, sepse projektet e ndërtimit në Kinë që të mund të realizohen, kanë nevojë më parë për një licencë.

Veçanërisht kjo është zhgënjyese për europianët: Ata kishin shpresuar në prezantimin e planit të ri pesëvjeçar, që të mund të ofronin për shndërrimin e ekonomisë kineze më shumë teknikë të lartë, më shumë mbrojtje të mjedisit dhe qëndrueshmëri më të madhe pikërisht të produkteve të drejta dhe Know - How.

Por tani ata duhet të përgatiten, që katalogu i ri të përfshijë udhëzime për kufizime të reja për investitorët e huaj.

\"Në këtë katalog ka kufizime të reja për sipërmarrjet e përbashkëta, ka probleme me risitë dhe investimet e teknologjisë së lartë. Ne kemi përshtypjen se firmat duhet të jenë të detyruara për trasferimin e teknologjisë. Kundër një transferimi teknologjie në përgjithësi nuk është ngritur asgjë kundër, por ai duhet të bëhet vullnetarisht\".

Edhe  në drejtim të temës së tenderave publikë në 12 muajtë e fundit është bërë shumë pak, kritikoi Dhoma e Tregtisë.

Firmat e huaja të këtij tregu, që përbëjnë deri një të pestën e ekonomisë kineze, janë praktikisht si të përjashtuara. Prandaj europianët kërkojnë një trajtim të njëjtë me firmat kineze. Sepse tregu europian për firmat kineze është i hapur, kurse kufizimet në Kinë për firmat europiane janë anakronike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)