25 Prill 2024

Feronikeli eksportuesi i vitit 2010

Prishtinë, 23 dhjetor - Agjencia për Promovimin e Investimeve në kuader të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Eksport, kanë bërë përzgjedhjen e “Eksportuesit të vitit 2010” me ç\'rast Ndërmarrja Feronikeli është shpallur si ekpsorutes i vitit.

Po ashtu si ndermarrje e eksportuese e vitit është shpallur firma “Ballkan”, ndersa ndermarrje e mesme eksportuese është shpallur Kompania “Factory” dhe kompania “Pestova”.

Kompani eskportuese inovative për këtë vit është shpallur kompania “Stone Castle”, ndërsa kompani eskportuese në tregjet e reja atraktive janë shpallur kompania “Lesna”, “Kamila”, “Fluidi, “Agroprodukt Syne dhe “Rematex”.

Kryeshef i Agjencionit për Promovimin e Investimeve (APIK) Mustafë Hasani ka thene se se ky agjencion do të kontribuojë që bilanci negativ tregtar të ndryshojë dhe se kjo do të bëhet përmes strategjisë e cila do t’i ndihmojë eksportuesit potencial.

Edhe pëprfaqësues i USAID-it Mark Wood ka theskuar se ata kanë një detyrë mjaftë të rëndësishme për ta zhvilluar këtë vend, duke shikuar kështu mundësinë si ta zvoglojnë papunësinë në Kosovë.

“Punësimi mund të rritet vetëm nëse ju zhvilloheni. Ne do të iu ndihmojmë  që ta rrisni numrin e punëtorëve dhe të rriteni ju si kompani, pasi që eksporti është faktor kryesor i cili e qon zhvillimin e vendit përpara”, ka theksaur Wood.

Nexhat Hasani, kryetar i KEA-së tha se është fakt i pamohueshëm që Kosova dalngadalë po e humb reputacionin e vendit që eksporton vetëm mbeturina metalike. Sipas tij nga të dhënat statistikore, për këtë vit pjesëmarrja e mbeturinave metalike në totalin e eskportit është vetëm 10 për qind.

“Synimi i çdo vendi është rritja ekonomike, me qëllim të zvoglimit të papunësisë, përmirësimit të bilancit tregtar e si përfundim mirëqenia e popullatës”, tha Hasani.

Ai po ashtu tha se roli i kompanive eksportuese është primar, jo vetëm në substituim të importeve, por edhe me ndikim, në përmirësimin e bilancit të pagesvae, posaqërisht në situatën ku debalanci i pagesave është në disfavor të eksportit, i cili mbulon importim me 10 për qind.

Kategoria kryesore e eskporteve në Kosovë, sipas Hasanit mbetet eksporti i mineraleve, sidomos ai i nikelit  dhe koncentrati i zinkut dhe plumbit. “Gjithashtu kemi një rritje të eksportit edhe tek produktet bujqësore, industrisë përpunimit të mishit dhe industrisë së drurit”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)