18 Prill 2024

Fabrikat e Pejës eksportuesit më të suksesshëm

Pejë, 16 shtator - Aleanca e Kosovare e Bizneseve të Kosovës dhe institucionet universitare hulumtojnë standardet e prodhimeve vendëse, në fabrikat prodhuese në rajonin e Pejës.

Zyrtarët e AKB-së dhe studentë të disa universiteteve janë informuar e parë nga afër  me prodhimin, teknologjinë dhe të gjitha problemet që ballafaqohen prodhuesit e kësaj ane.

Ata vizituan fabrikën e Ujit Rugova, Fabrikën e Birrarisë Peja dhe Fabrikën e kafes, qumështit dhe lëngjeve Devolli.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se po vizitojnë fabrikat me qëllim të hulumtimit të standarteve, kualitetit të prodhimeve që këto fabrika prodhojnë dhe të cilat kanë në tregun e vendit dhe më gjerë me qëllim që të bindet konsumatori për cilësinë e prodhimeve vendëse në këtë kohë kur pothuajse prodhimet kosovare janë në nivelin më të lartë të konsumimit dhe shitjes.

“Kjo rritje mbi 30 për qind  u vërtetua gjatë bisedave me zyrtarët e këtyre fabrikave”,tha Agim Shahini.

Ai tregoi se këtë hulumtim po e mbështesin Universitet, Iliria, Universum, AAB Rinvest si dhe dy shkolla profesionale, njëra nga Prishtina tjera nga Ferizaj që po njihen për së afërmi me procedurat  e certifikimit, standardizimit dhe kualitetit të prodhimeve që këto i kanë në tregun vendës dhe më gjerë.

“Është interesant të theksohet se kompanitë të cilat kanë aksione të përbashkëta vendëse me ato ndërkombëtare po korrin  sukses dhe një gjë e tillë u vërejt edhe në fabrikën Birra Peja, e cila tash ishte privatizuar më 2006 ka mbi 30 prodhime.

“Cilësia e prodhimeve vendëse është e lartë dhe kjo po bënë që të rritet besueshmëria e prodhimeve vendëse për konsum”, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.  

Sebastian Gargeta, drejtor gjeneral i Shoqërisë Aksionare Birra Peja, tha se që nga privatizimi i kësaj fabrike më 2006 kanë investuar mbi 30 milionë euro dhe të cilat investime pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Kjo fabrikë siç po shihet ka edhe teknologji moderne dhe prodhimi i birrave është i cilësisë së lartë. Gjatë një viti prodhojmë  400 mijë hektolitra. Eksportojmë në mbi 19 shtete dhe presin shtrirjen edhe në vende tjera”, tha drejtori gjeneral.

Sipas tij pos kësaj bëhet edhe mbushja e shumë prodhimeve austriake dhe sllovene dhe që nga privatizimi kur prodhoheshin 4 brende tash është zgjeruar asortimenti i prodhimeve me 29 brende.

“Masat e reciprocitet nuk kanë ndikuar tek kjo fabrikë, sepse birra që prodhojmë është shumë e kërkuar. Ne prodhojmë me licensë  edhe birra të brendeve tjera dhe po ashtu edhe ujë e lëngje”, thanë zyrtar të birrarisë.

Xhelal Radoniqi, menaxher në fabrikën e qumështit, lëngjeve dhe kafes Devolli, tregoi se kanë shënuar rezultate të mira dhe që nga viti i ri do të nisin me prodhim në objektin e ri të privatizuar.

Ai tregoi se kanë nisur me prodhim në vitin 2003 dhe tash pas tetë vjetësh sukseset vijnë e rriten çdo vit.

“Masat e reciprocitetit kanë ndikuar në rritjen e prodhimit dhe shitjes për  mbi 25 qind  dhe po ashtu po eksportojmë në Zvicër, Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnje, duke  menduar edhe për eksport në shtete tjera”, tha Xhelal Radoniqi.

Ai tregoi se Devolli  ka teknologji të përsosur për prodhim e cila do të transferohet në ndërtesën e re të prodhimit.

“Prodhimet tona janë të licencuara edhe me standarde ndërkombëtare e të cilat bëjnë që konsumatorët ti konsumojnë pa frikë”, tha menaxheri i fabrikës Devolli.

Agron Lajqi, menaxher në Fabrikën e Ujit Rugova, tregoi se bëjnë prodhimin e ujit dhe mbulojnë mbi 70 për qind të tregut të Kosovës  duke eksportuar edhe në disa shtete për rreth. 

Sipas tij teknologjia e prodhimit është moderne, po ashtu edhe punonjësit janë të kualifikuar. Synim mbetet rritja e kapaciteteve, mbulimi i tregut dhe eksporti edhe jashtë vendit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)