24 Prill 2024

Eurozona në test të ri

Bruksel, 11 prill - Kriza e borxheve që vitin e fundit goditi Portugalinë, Irlandën dhe Greqinë do të mund të zgjerohej edhe në Spanjë dhe Itali.

Pa marrë parasysh faktin se përfaqësues zyrtarë të këtyre vendeve nuk i pranojnë sugjerimet se nuk do të mund të dalin në fund me borxhet e rritura shtetërore, analistët paralajmërojnë se edhe këto dy vende do të radhiten në rendin për ndihmë.

Nëse kjo ndodhë, resurset evropiane do të shterren, gjë që do ta dobësojë vullnetin politik, stabiliteti u eurozonës të mbrohet me injeksione financiare.

Bashkimi Evropian disponon me Fond të posaçëm të rezervave evropiane për të ndihmuar vendet e rrezikuara anëtare.

Nga ky Fond deri tani janë paguar gjithsej 195 miliardë euro si ndihmë për Greqinë dhe Irlandën, e në të ka edhe 665 miliardë euro.

Ndërkohë, ministrat e financave e BE-së i ofruan Qeverisë së Portugalisë hua preh 80 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)